INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëmendje vajza, kjo është vera e pikave! [FOTO]

Vëmendje vajza, kjo është vera e pikave! [FOTO]

Publikuar më: 16:46 27-06-2017

Pika po na bie për ca pika! 

Tashmë që vera ka nisur, duket se vajzat nuk kanë të ngopur nga pikat. Disa i preferojnë ato në bluzet apo këmishat e tyre, të kombinuara thjeshtë me një palë pantallona apo një fund. Ndërkohë ka nga ato vajza që për dukur më femërore, dhe pse jo për të rënë më tepër në sy, zgjedhin të përdorin pikat në fustane të ndryshme. Që nga ato ekstravagantet me prerje të shkurtër e deri tek ato të gjatat pa kaluar kyçin e këmbës.

pikat.jpg

Pikat nuk janë një trend vetëm për veshjet e perditshme të verës. Të shumta kanë qenë personazhet e njohura që i kanë përdorur ato edhe në daljet e tyre në tapetin e kuq.

hbz-polka-dot-comps1-1498240906.jpg

Nëse nuk ju kishte shkuar në mendje më parë, është koha t'i shihni pikat me një sy tjetër. Në fund të fundit, sa e vështirë mund të jetë për t'i gjetur. Kujtojmë që ky nuk është një trend i ri nga editorët e modës, por thjesht një trend i risjellë këtë verë. 

hbz-polka-dot-comps3-1498240899.jpg

Kontrolloni njëherë garderobën e vjetër të nënës tuaj, si dihet mund të gjeni diçka që ju pëlqen pa harxhuar asnjë qindarkë!   

Article Logic
Execution time: 0.0038928985595703