INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëmendje për të gjithë ju përdoruesit e iPhone! Shpallen applikacionet më popullorë ndonjëherë ne Appstore

Vëmendje për të gjithë ju përdoruesit e iPhone! Shpallen applikacionet më popullorë ndonjëherë ne Appstore

Publikuar më: 16:44 03-07-2018
Appstore dhe Playstore janë dyqanët virtuale më të përdorur ndonjëherë. Apple, që zotëron Appstore, i cili është një ekskluzivitet i iPhone, më në fund ka lançuar të dhëna në lidhje me aplikacionet më të shkarkuara gjatë historisë 10 vjeçare të dyqanit virtual. Të gjithë programet janë ndarë sipas kategorisë. Më 11 korrik Appstore mbush 10 vjeç dhe duket me vend që të bëhet publike se cilat kompani, me anë të cilit app kanë dominuar tregun. Applikacionet janë të shumtë madje dhe pas fushatës spastruese që Apple realizoi. Sot kemi rreth 2.2 milion aplikacione në Appstore, por vetëm disa janë dominuese.
  Në fushën e lojrave Candy Crush e King duket dominante për sa i përket shkarkimeve, kurse Clash of Clans e Supercell ka arritur të gjenerojë më shumë të ardhura. Kompania me më shume shkarkime totale lojrash është EA(Electronic Arts), ndërsa për fitime kampion absolut shpallet Tencent.
 Titullin e aplikacionit më të shkarkuar e merr Facebook, kurse app i Netflix ka gjeneruar më shumë të ardhura se kushdo tjetër. Për numrin total të shkarkimeve Google dhe Facebook Inc. dominojnë thellë tregun, ndërkohë që Tencent ka fituar më shumë nga shitja e applikacioneve.

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605