INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëmendje! Luana Vjollca vjen me surpriza në 1 Janar!

Vëmendje! Luana Vjollca vjen me surpriza në 1 Janar!

Publikuar më: 18:29 29-12-2020

“Shiko kush LUAN” është një ndër emisionet më të ndjekura shqiptare.

Edhe ky sezon ka qenë tepër i vrullshëm dhe mjaft i pëlqyer nga publiku e këtë gjë e tregojnë fare mirë dhe shikimet në YouTube.

Epo moderatorja ka një surprize për gjithë ndjekësit e emisionit pasi 2021 do e nisim me “Shiko kush LUAN”.

Emisioni do të transmetohet të premten e 1 janarit në orën 21:00. Ka qenë vetë Luana që e ka ndarë këtë lajm nëpërmjet një videoje me ndjekësit e saj në Instagram.

E veshur si Babagjyshe ajo shkon në shtëpinë e dy kapitenëve Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja. Në video shfaqet dhe Xhoda duke na lënë të kuptojmë se do jetë dhe ai në këtë puntat speciale.

Duke marrë parasysh Luanën dhe sa fort ajo punon jemi të sigurtë që do të jetë një emision për të mos u humbur dhe me shume surpriza dhe të ftuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0028741359710693