INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëmendje! Gratë që kanë këtë ndjesi pas SEKSIT, mund të vuajnë nga ...

Vëmendje! Gratë që kanë këtë ndjesi pas SEKSIT, mund të vuajnë nga ...

Publikuar më: 16:37 12-03-2019

Gratë janë paralajmëruar se ndjesia e të qenit e sëmur pasi të kenë kryer aktin seksual mund të jetë një shenjë e endometriozës.

Gjendja, e cila prodhon inde të ngjashme me rreshtimin e mitrës rriten në vende të tjera, siç janë vezoret dhe tubat fallopiane, është një gjendje afatgjatë shëndetësore.

Mund të jetë e vështirë të diagnostikohet, por NHS thotë se kjo ndodh për shkak se simptomat e saj “ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme”.

Disa nga simptomat kryesore janë dhimbjet në bark dhe në pjesën e poshtme të shpinës, menstruacione të rënda dhe të dhimbshme, dhimbje gjatë përdorimit të tualetit dhe vështirësi në të ngelurit shtatzënë.

Dr Leila Frodsham, këshilltare obstetër dhe gjinekologe, si dhe zëdhënëse e Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve, tha se ndjesia e të qenit sëmurë pasi seksi nuk është shenjë e shtatzënisë, por një rrezik nga endometrioza.

Në qoftë se iu ndodh kjo, Dr. Frodsham bënë thirrje që gratë të vizitojnë profesionistët mjekësor.

Article Logic
Execution time: 0.0034141540527344