INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëllai Rob lidhet me armiken e betuar, reagon Kylie Jenner!

Vëllai Rob lidhet me armiken e betuar, reagon Kylie Jenner!

Publikuar më: 13:34 26-01-2016

Nuk reshtin dramat e familjes Kardashian, brenda dhe jashtë kamerave.

Këtë herë situatat në familjen më të ndjekur të botës së spektaklit morën një kthesë të denjë për një telenovelë, edhe pse “Keeping Up with the Kardashians” i ngjason shumë një të tille. Së fundmi u raportua se Rob Kardashian, i kthyer tashmë në vëmendjen e publikut për problemet e tij me diabetin, është përfshirë në një lidhje me armiken e betuar të Kylie Jenner dhe ish të dashurën e Tyga, Blac Chyna. Diçka e tillë duket se nuk është gëlltitur lehtësisht nga bukuroshja 18 vjeçare, e cila duket se është e tërbuar me vëllain e saj më të madh. Burime pranë saj bëjnë me dije se Kyli ndjehet e tradhëtuar nga Rob dhe nga kjo “kthesë e sëmurë e ngjarjeve”. A thua se çdo gjë tjetër në botën Kardashian është sadopak normale...

Article Logic
Execution time: 0.003737211227417