INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëllai i saj u dëmtua, por motra e James Rodriguez nuk i shqitet këtij futbollistit që ''e largoi'' atë nga Reali, e ka fiksim vallë?! [FOTO]

Vëllai i saj u dëmtua, por motra e James Rodriguez nuk i shqitet këtij futbollistit që ''e largoi'' atë nga Reali, e ka fiksim vallë?! [FOTO]

Publikuar më: 09:57 01-07-2018

Kush është më i mirë, James Rodrigues apo “fiksimi” i motrës së tij?! 

James Rodriguez në ndeshjen që Kolumbia luajti kundër Senegalit doli nga fusha në minutën e 31 për shkak të dëmtimit, duke bërë me zemër të gjithë tifozët e skuadrës amerikano-latine.

Nuk dihet nëse James do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Anglinë në fazën me eliminim direkt, por pritet të vlerësohet në orët në vijim.

Ai është një nga futbollistët më simpatikë, por siç duket bukurinë e paska gjenetike në familje pasi edhe motra e tij është bukuroshe. Ajo ka tërhequr shpesh vëmendjen me fotot që publikon në rrjete sociale, por këtë herë 20-vjeçarja po komentohet shumë për jetën private.

Motra e Rodriguez, Juana Valentina ka publikuar së fundmi vazhdimisht disa postime për Marco Asensio. Juana postoi fillimisht një foto në Instastory ku tregonte se kishte siguruar biletën për ndeshjen e Spanjës me Iranin dhe shkruante: "Fytyra e një vajze kur e kupton se do shohë Asension duke luajtur".

as.jpg

 

Më pas kur spanjolli i Los Lancosve luajti disa minuta me Iranin, Juana postoi edhe një foto tjetër ku fokusonte Asension e kishte vendosur një emoji me sytë me zemra.

dsa.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877