INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëllai i kryeministit Rama, Olsi do të marrë një post në Shqipëri

Vëllai i kryeministit Rama, Olsi do të marrë një post në Shqipëri

Publikuar më: 17:40 06-11-2017

Vëllait të kryeministrit, Olsi Rama ka një lidhje të ngushtë me sportin shpesh herë ai është parë në stadiume. 

E në disa raste dhe në krah të Gaz Demit. Olsi Rama nuk do të jetë vetëm një tifoz, por dhe pjesëtar i kublit Partizani. Gazetari sportive Fatjon Shehu, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH ka thënë se Olsi Rama do të jetë drejtor i Përgjithshëm i Partizanit.
“Nga informacionet që kam, drejtori i Partizanit ka nisur një bashkëpunim edhe me një ish-sportist. Bëhet fjalë për Olsi Ramën, i njohur si dashamirës i klubit. Do të jetë drejtor i përgjithshëm. Moxhi po kërkon një riformatim të klubit dhe një bashkëpunim sa më të gjerë”, u shpreh Fation Shehu.

Article Logic
Execution time: 0.0038208961486816