INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliu: Policia do të ristrukturohet për të qenë më efiçente

Veliu: Policia do të ristrukturohet për të qenë më efiçente

Publikuar më: 16:07 24-02-2018

Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu thotë se institucioni që drejton nuk do ti nënshtrohet reformës, por një ristrukturimi për të qenë më efiçent dhe më fleksibël. I pranishëm në analizën vjetore të Policisë së Qarkut të Beratit, Veliu foli edhe për prioritet e e Policisë. “Jo, në Polici nuk do të ketë reforma. Në Polici do të ketë ristrukturim ose riformatim për ta bërë strukturën sa më efiçente dhe më fleksibë”, është shprehur ai. Kreu i Policisë tha se operacioni “Forca e Ligjit” do të jetë prioritet. “Gjithashtu përveç problematikave dhe rezultateve të evidentuara në këtë analizë u këmbëngul dhe u theksuan edhe prioritetet ku do të fokusohet puna e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat për vitin 2018, ku prioriteti kryesor do të jetë vazhdimi pa ndërprerje i operacionit “Forca e Ligjit” si dhe puna parandaluese që duhet të bëhet në drejtim të eleminimit të fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike pavarësisht numrit të ulët të sipërfaqes apo të rrënjëve të evidentuara gjatë vitit 2017”, tha Veliu.

Article Logic
Execution time: 0.0039238929748535