INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj:

Veliaj: "Po punojmë për t’u ofruar shërbim më dinjitoz qytetarëve të Tiranës" [FOTO]

Publikuar më: 14:25 31-01-2017

Erion Veliaj në kuadër të riorganizimit të shërbimit për transportin urbanë ka udhëtuar sot për 70 minuta me linjën e re të Kasharit.

Gjatë këtij udhëtimi, Kryetari i Bashkisë iu siguroi që shërbimi në transportet do jetë i njejtë për të gjithë linjat.

Gjithashtu ai theksoi se krahasuar me vitet e mëparshme, transporti publik në ka pësuar një transformim të thellë duke shtuar linja të reja dhe pajisjen me autobuzë të rinjë.

“Pata mundësinë të udhëtoj për 1 orë e 10 minuta në linjën unazore të Kasharit, e cila i shërben një pjese të re të Tiranës, që më parë ishin pjesë e ish-komunës. Më parë çmimi i biletës ka qenë 50 lekë,

kurse sot është 40 lekë; më parë as aboneja nuk njihej, kurse sot qytetarët mund të udhëtojnë me abone. Për ata që jetojnë në Kashar, Yzberisht, në zonën e Astirit apo rreth Unazës së Re kjo linjë është

ideale, me autobusë të rinj dhe me cilësi shumë më të mirë. Duke qenë se e provova vetë e në mënyrë rastësore udhëtova në disa prej autobusëve të kësaj linje, mund të dëshmoj se

shërbimi është si dita me natën, krahasuar me ku kemi qenë”, tha ai

.Veliaj_gjate_udhetimit_ne_nje_prej_linjave_te_transprotit_urban_3.jpg 

Veliaj_gjate_udhetimit_ne_nje_prej_linjave_te_transprotit_urban_2.jpg

Veliaj_gjate_udhetimit_ne_nje_prej_linjave_te_transprotit_urban_5.jpg

Veliaj_gjate_udhetimit_ne_nje_prej_linjave_te_transprotit_urban_4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662