INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj një vit në Bashkinë e Tiranës, ja bilanci i tij… [VIDEO]

Veliaj një vit në Bashkinë e Tiranës, ja bilanci i tij… [VIDEO]

Publikuar më: 12:21 29-07-2016

Në një vjetorin e drejtimit të Bashkisë më të madhe në vend, kreu Erion Veliaj organizoi një aktivitet të posaçëm ku bëri dhe një bilanc të punës, ku e nisi me një batutë. Ai tha se tashmë dëgjon nga njerëzit të thonë po punohet ndryshe nga Bashkia e mëparshme kur punonjësit dinin vetëm pinin e bankës ku mernin rrogën.
 
Veliaj tha: "Ditët e fundit  të fushatës ishim në Kombinat më tha një banor na sill vetëm një kamion me çakull dhe me ne je në rregull. Aty mësova dhe sa poshtë kishin rënë pritshmëritë.
E takova prapë më pas dhe tha tani pas çakullit na është hap oreksi për një kënd lojrash. Kur filluan ditët tona të para u desh të zgjedhim disa nga projektet kryesore filluam nga rruga Dritan Hoxha meqë është hyrja e qytetit.Tani qytetarët thonë: Po punohet e ka kthyer Bashkinë në krye të qytetit dhe ky është një kompliment shumë i mirë për ne.Treguam se jemi të fokusuar tek ajo që kemi për detyrë. Në Bashki punonjësit dinin vetëm pinin e rrogës, sot punojnë.”
 
Kryebashiaku Veliaj ndali dhe në punët e ardhëshme që priten të kryer, teksa sipas tij në shtator është gati plani urbanistik i kryeqytetit i cili nis nga sheshi Skënderbej.
“Në muaj gusht, do të nisë projekti për kthimin e sheshit Skëndërbej në pedonale, ambicja e Bashkisë është që ky shesh të jetë hapësira më e madhe në Ballkan për qytetarët. Plani urbanistik i Tiranës, për të cilën kanë vijuar konsultimet me qytetarët dhe grupet e interesit, pritet të kaloj për miratim në shtator, në sesion e ri të këshillit bashkiak. Punimet për zgjatimin e bulevardit të ri, sipas bashkisë po ecin me ritme të kënaqshme për ti dhënë zonës nga ish-stacioni i trenit deri në Paskuqan në një impuls të zhvillimit ekonomik. Ndërtimi i dy unazave, përveç atyre ekzistuese, plani për korsitë e bicikletave, krijimi i hapësirës më të madhe të gjelbër për Tiranën janë projektet e tjera me rëndësi të bashkisë.”

Edhe nënkryetarja e Bashkisë, Brunilda Paskali, e cilësoi vitin e parë të punës bazë për 3 vitet e tjera, duke theksuar se tani shërbimet që bashkia ofron janë më cilësore. Ajo përmendi dhe çështjet ekonomike. “Kemi bërë një sërë ndryshimesh me paketën fiskale, duke u ardhur në ndihmë sipërmarrjeve të reja. Ndërrmarjet e mesme e të vogla janë frymëmarrja e shqiptarëve. Janë këto biznese që sjellin zhvillimin e vendit, ndaj ne do t’i mbështesim në vijim të punes sonë”, tha Paskali.

Sipas saj, financimi i ideve të të rinjve nga bashkia e Tiranës është një nga zgjidhjet më të rëndësishmet që bashkia po bën, ndërkohë që theksoi se mbështetje të madhe bashkia do të japë edhe për gratë e vajzat në zonat rurale që duan të jenë sipërmarrëse.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223