INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj gëzon fëmijët e kopshtit Cicërimat [FOTO]

Veliaj gëzon fëmijët e kopshtit Cicërimat [FOTO]

Publikuar më: 13:28 04-08-2016

Kopshti Cicërimat ka marrë një pamje krejt tjetër. Fëmijët e njësisë bashkiake 5 që frekuentojnë këtë kopësht tashmë do venë më me qef, pasi restaurimi i tij e ka kthyer atë në një vatër edukimi shumë të sigurt dhe të bukur.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se krahas mobilimit të brendshëm, kopshti është pajisur edhe me një kënd lojërash, në mënyrë që fëmijët të kenë më shumë mundësi argëtimi dhe muaji shtator do ta gjejë kryeqytetin me kopshtet të tjerë të riparuar.
Kopshti “Cicërimat” është kopshti i 13 që rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me donatorët. E sipas Veliaj kanë mbetur dhe 10 kopshte të tjera të cilat do të mbyllen para shtatorit.
“Të gjitha studimet tregojnë se kur fëmijët rriten mirë deri në moshën 5 vjeç, kemi qytetarë më të mirë deri në 50 vitet e ardhshme, ndaj dhe kjo është arsyeja pse ne e marrim shumë seriozisht çështjen e kopshteve dhe çerdheve në Tiranë sepse besojmë që prindërit e Tiranës na kanë besuar gjënë e tyre më të çmuar, fëmijët e tyre. Besoj se garancia më e mirë për Tiranën e 50 viteve të ardhshme është mënyra se si ne trajtojmë 5-vjeçarët e sotëm. Ndaj dua të falënderoj të gjithë prindërit për kontributin dhe për mënyrën se si këtë strehë e keni rrethuar me shumë dashuri dhe shumë përkushtim”, u shpreh Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0029630661010742