INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj: “ Duhet të jemi gjithmonë fitimtarë”, përurohet “Ardian Klosi”

Veliaj: “ Duhet të jemi gjithmonë fitimtarë”, përurohet “Ardian Klosi”

Publikuar më: 12:20 19-09-2017

Përurohet  një shkollë tjetër në Tiranë, Veliaj thekson se duhet të përpiqemi më shumë dhe t’i fitojmë të gjitha sfidat për Bashkinë e Tiranës.

Shkolla e re “Ardian Klosi” është ndërtuar tek Bregu i Lumit, ajo hapi dyert e saj këtë të martë dhe ka një kapacitet për 1000 nxënës. Kushtet dhe ambientet e kësaj shkolle janë shumë moderne duke filluar që tek ato sportive e deri tek laburatorët që do ndihmojnë për  një mësim dhënjë sa më cilësore.

Gjatë fjalës së tij Kryebashkiaku Veliaj tha: “Duhet të jemi patjetër fitimtarë në betejën e qytetit tonë për më shumë dije. Nuk kemi ndërtuar vetëm shkollën, përballë saj është një hapësirë tjetër fantastike, një qendër komunitare, çerdhe, kopësht; kemi krijuar një oaz në një nga lagjet që më përpara ka qenë e lënë pas dore. Nuk është vetëm ky oaz, por janë edhe 18 rrugë të reja që kanë rehabilituar një pjesë të madhe të lagjes. Për herë të parë kemi të njëjtën cilësi në zonën që me konotacion negativ më përpara quhej si Bregu i Lumit, sot Bregu i Lumit është një nga lagjet më moderne të Tiranës. Pra, po punojmë me të njëjtin standard, siç punohet në sheshin “Skënderbej”, ashtu edhe në zonën e Bregut të Lumit, në Njësinë 4 edhe në këtë kompleks fantastik arsimor dhe sportiv”.

Ai e mbylli fjalën e tij duke kërkuar që të ketë mirëkuptim mes bashkisë dhe qytetarëve të saj për planet që ai ka për qytetin.

Article Logic
Execution time: 0.0039541721343994