INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Veliaj, do bëjmë “opozitë” me qeverinë për financat [VIDEO]

Publikuar më: 13:41 09-02-2017

Me zgjerimin që ka pësuar territori i Bashkisë së Tiranës, duket se buxheti që qeveria i akordon nuk është i mjaftueshëm. E me sa duket për këtë arsye kryebashkiaku, Veliaj thotë se Bashkia e Tiranës është më opozitarja në vend në raport me qeverinë. Madje ai lajmëron dhe hapjen e një debati me pushtetin qëndror në lidhje me financat e pushtetit lokal.
Deklaratat Veliaj i bëri gjatë prezantimit të planit të veprimit, kryesisht në drejtim të gjelbërimit të kryeqytetit, ku synimi sipas tij është që deri në 2030 të mbillen rreth 2 milion pemë dhe pjesa më e madhe e të ardhurave për blerjen e tyre do grumbullohen nga parkingjet.

Për më shumë informacion ndiqni kronikën e IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828