INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes Barbara Bush, bashkëshortja e Presidentit të 41. Trump: Të ulen flamujt në gjysmështizë

Vdes Barbara Bush, bashkëshortja e Presidentit të 41. Trump: Të ulen flamujt në gjysmështizë

Publikuar më: 10:58 18-04-2018

Barbara Bush, bashkëshortja e admiruar e një presidenti amerikan dhe mëma e fortë dhe besnike e një presidenti tjetër, vdiq të martën në mbrëmje në shtëpinë e saj në Houson. Ajo ishte 92 vjeçe . Jim McGrain, zëdhënësi i familjes, e njoftoi vdekjen e saj me anë të të nje deklarate të postuar në Tëitter. Pas vdekjes së ish-zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barbara Bush, presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka urdhëruar që të gjithë flamujt e shtetit të ulën në gjysmështizë, në shenjë nderimi. Trump ka thënë se Barbara Bush do të kujtohet gjatë për punën dhe për përkushtimin e saj ndaj familjes dhe shtetit njëkohësisht. Edhe ish-presidenti amerikan, Geroge W. Bush, ka reaguar pas vdekjes së Barbara Bush, duke thënë se është me fat që ishte djali i saj. “Familjes tonë do t’i mungojë ajo përgjithmonë”-ka deklaruar Bush. Edhe ish-presidenti Klinton ka kujtuar kohërat e kaluara kur Barbara kishte bërë shaka me të dhe ish-presidentin Bush, se po qëndronin shumë kohë së bashku.

barbara_bush.jpg

Të dielën, zyra e bashkëshortit të saj, ish-Presidentit amerikan George Bush, njoftoi se pas konsultimeve me familjen dhe doktorët e saj, zonja Bush kishte vendosur të mos kërkonte trajtim mjekësor shtesë dhe do të përqëndrohej në qetësim. Bushët festuan përvjetorin e 73 të martesës së tyre në janar, që i bëri ata çiftin më jetëgjatë në historinë e presidentëve. Zonja Bush u shtrua në spital me pneumoni në dhjetor të 2013. Ajo bëri një operacion për një ulçerë në 2008 dhe katër muaj më vonë, një operacion në zemër.

auto_2-george-and-barbara-bush_1.jpgSi bashkëshortja e Presidentit të 41 të SHBA dhe nëna e Presidentit të 43, George W. Bush, zonja Bush ishte gruaja e dytë në historinë e Amerikës që pati një djalë që pasoi babanë e tij në Shtëpinë e Bardhë. (E para ishte Abigail Adams, bashkëshortja e John Adams dhe nëna e John Quincy Adams.) Djali tjetër, Jev, Guvernatori i Floridas nga 1999 deri në 2007, ishte një kandidat që nuk pati sukses për t’u nominuar si president republikan në 2016. E përkushtuar ndaj familjes së saj dhe mjaft indiferente ndaj dukjes, Barbara Bush luajti rolin e saj në suksesin politik të të shoqit. Por ajo ishte një aleate e matur dhe e çmuar. Ajo foli më së paku katër fushata kombëtare.

George-Barbara-Bush.jpg

Një sondazh i vitit 1999 zbuloi se 63% e amerikanëve kishin një opinion të favorshëm për të dhe se vetëm 3%, jo. Si Zonjë e Parë, nga janari 1989 deri në janar 1993, zonja Bush refuzoi në përgjithësi të fliste publikisht për çështjet e diskutueshme, veçanërisht kur opinioni i saj thuhej se ishte ndryshe nga ai i i të shoqit. “Nuk jam kundër apo pro” tha ajo për Amendamentin e Të Drejtave të Barabarta në 1989. “Nuk po flas për këtë. Unë dua të drejta të barabarta për gra, burra, për gjithsecilin. Barbara Bush lindi në vitin 1925 në New York. Ajo sipas biografisë në Shtëpinë e Bardhë u njoh me Geroge H.W. Bush në moshën 16-vjeçare.

Article Logic
Execution time: 0.0035908222198486