INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vdekjet në plazhe! Kemi ligje për sigurinë, po nuk zbatohen[VIDEO]

Publikuar më: 16:46 25-07-2017

Baywatch nëse në botë ky nuk është vetëm një serial po realitet në vendin tonë askush nuk e vë ujin në zjarr që në plazhe mos të ketë kaq shumë humbje jetësh. Janë rreth 109 plazhet në vendin tonë që këtë vit kanë qënë totalisht jashtë vëmendjes së pushteteve. Që në nisje nuk u morr minimalisht asnjë fushatë pastrimi dhe problemet s’mbetën këtu po kanë shkuar deri në ato të humbjes së jetëve njerëzore. Thujase çdo ditë rritet bilaci i humbjeve të jetës, disa janë mbytur, e të tjerë kanë ndërruar jetën nga aksidente në ujë dhe të tjerë kanë pësuar pushim të zemrës. Ka patur ditë që ka patur dhe më shumë se një viktimë. E kjo vetëm se pushtetet neglizhojnë në një kohë që ligjet janë të plota askush nuk i zbaton. Mjafton të shohësh një ligj të posaçëm vetëm për rojen bregdetare dhe të kuptosh se ai është shumë i detajuar e nëse zbatohej jetët e humbura do të ishin kursyer.

Neni 3 e thotë qartë se:
“Roja Bregdetare varet nga Ministria e Mbrojtjes dhe është pjesë e distrikteve detare, të cilat varen nga Komanda e Forcave Detare. E kjo strukturë veç detyrave të tjera ka dhe detyrë të bllokojë të mjetet dhe personat që shkelin legjislacionin detar për lundrim turistik.”

E nëse kjo do kishte funksionuar shumë skafe apo motorë uji s’do kishin marrë jetë.

Edhe Ligji për turizmin e thotë se për mjete lundruese turistike duhet të ketë porte të posaçme, por dhe stacione plazhe me të gjitha parametrat që të ofrohet siguria në plazhe. Në një vendim qeverie të 2016 këto janë detajuar. E duhet që pusheti vendor të jetë rregullatori duke pajtuar persona të caktuar

Detyrat që iu ngarkohen janë:

Të gjitha stacionet e plazhit duhet të kujdesen për:
a) sinjalizimin dhe kufizimin me bova të hapësirës ujore përpara stacionit të plazhit të dedikuar për not e cila duhet të jenë të paktën 200 metra nga bregu, ku përdorimi i varkave, rrjetave të peshkimit dhe i mjeteve ujore, me ose pa motor, është i ndaluar kategorikisht
b) sinjalizimin e zonave të përdorimit të mjeteve lundruese për argëtim: zonat për përdorimin dhe ankorimin e mjeteve lundruese me ose pa motor, jashtë zonave të përcaktuara për not.
c) vendosjen e flamujve me shkop: çdo ditë gjatë sezonit të verës. Flamurët në përputhje me kushtet e motit dhe të detit, me ngjyra të ndryshme, ku Flamur i gjelbër lejohet notimi, Flamur i verdhë notim me masa mbrojtëse, Flamur i kuq
ndalohet notimi.
ç) pajisjen e stacioneve të plazhit me kulla vrojtimi për çdo 200, 250 metra plazh

Gjithashtu stacionet e plazhit duhet të ketë të afishuar në mënyrë të dukshme këshillat drejtuar pushuesve.

Këshillat e Stacioneve të plazhit:

-Noto vetëm në zonat e autorizuara dhe me sinjalistikë
-Respekto flamurin dhe informacionin e afishuar
-Ndalohet notimi nën ndikimin e alkoolit apo drogave
-Mos noto nëse ke ndonjë problem fizik
-Pusho për një orë pas ngrënies para se të shkosh për notim
-Të miturit nën 16 vjeç duhet të jenë gjithmonë nën mbikëqyrjen e më të rriturve
-Mos u hidh nga shkëmbinj apo platforma përveç vendeve të autorizuara me sinjalistikë
-Ndiq udhëzimet e vrojtuesit (rojës së shpëtimit të jetës)

Article Logic
Execution time: 0.0034852027893066