INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e gruas së portierit Alban Hoxha, prokuroria fajëson dy mjekët, kërkon 5 vite burg

Vdekja e gruas së portierit Alban Hoxha, prokuroria fajëson dy mjekët, kërkon 5 vite burg

Publikuar më: 18:40 29-09-2016

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha u ndesh me një fatkeqësi para dy vitesh, ku bashkëshortja e tij ndërroi jetë pas lindjes së djalit të tyre, Bekimit. Në fillim vdekja e saj u raportua si natyrale, për shkak të komplikacioneve shëndetësore, ndërkohë sot Prokuroria ka dalë në konkluzionin përfundimtar të çështjes, dhe ka kërkuar 5 vite burg dhe mosushtrim profesioni për dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”, Petrit Rexhepi dhe Elona Burba. Sipas prokurorisë ekspertiza mjekoligjore përcaktoi se pakujdesia dhe neglizhenca e dy mjekeve, që operuan gruan, sollën komplikacione që më pas i shkaktuan vdekjen Doriana Hakës.Tashmë “topi” është në anën e Gjykatës, e cila do të japë vendimin përfundimtar për këtë çështje.

Shkeljet e mjekëve të maternitetit sipas organit të akuzës

-Shtetases Dorjana Haka nuk i janë bërë analizat mjekësore të nevojshme të cilat kërkohen ti bëhen një pacienti përpara se të futet për të kryer një operacion të planifikuar për lindje në një kohë që kjo shtetase ka qenë e diagnostifikuar për çrregullim të repolarizimit, çrregullim të relaksit vertikulit të majtë të zemrës, prolapse i fletës së madhe mitrale dhe regurgitimi mitral.

-Në fazën përgatitore dhe hyrjen e shtatëzanisë në bllokun kirurgjikal është marrë përsipër bashkërisht nga mjeku obseter dhe anestioziolog dhe në këtë fazë evidentohen këto mangësi: Nuk rezulton rekomandim për kryerjen e ekzaminimeve laboratorike dhe biokimike paraprake të përditësuara, por gjenden përgjigjet e ekzaminimeve e konsultave gati një muaj më parë.

-Në rastin konkret, konsulta e ekipit kirurgjikal dhe anestezist që është marrë me pritjen dhe trajtimin e rastit nuk rezulton të jetë kryer, nuk gjenden të dhëna paraprake të ekzaminimit nga ana e mjekut Obseter gjinekolog para ndërhyrjes.

-Mjekët e konsultës nuk janë njohur me të dhënat e konsultës kardiologjike, ekzaminimit elektrokardiografik dhe ekokardiografisë dhe se në rastin konkret nuk gjendet rekomandim për konsultë me mjekun specialist kardiolog të përditësuar për vetë specifikën e rastit.

-Bazuar në vlerësimin e riskut sipas protokollit ndërkombëtar që është i praktikueshëm edhe në vendin tonë, rezulton se për shtetasen Dorjana Haka, strategjia anestezike nuk ka qenë korrekte. Në intervalin kohor nga data 10.10.2014 deri në datën 1.11.2014 asaj nuk i është rekomanduar kryerja e ekzaminimeve laboratorike, biokimike, nivelit të protombinës, kohës së hemorragjisë dhe asaj të koagulimit.

-Nuk ka konsultë anestezike preparatore të përshkruar në kartelë, ku mjeku i mësipërm, procedurialisht duhet të përshkruaj, në konsultë preparatore, anesteziologjike gjendjen e përgjithshme, treguesit hemodinamik, orgamet mjekësore dhe të japë konsideratat mjekësore për rastin.

-Nga ana e personelit mjekësor që është marrë me trajtimin e shtetases Dorjana Haka, nuk janë zbatuar procedurat mjekësore të regjimit spitalor në rastin e shtrimit të planifikuar dhe përgatitjes për operacion.

-Pas operacionit nuk janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe mjekimet sipas rregullave për të mënjanuar komplikacionet e tromboembolisë.

-Kontrolli pas operacionit në rastin e shtetases Dorjana Haka ka qenë i pamjaftueshëm dhe ky kontroll duhet të sigurohet më mirë nga vetë specialisti apo zëvëndësi, kur ai mungon ose nga një bashkëpunëtor i tij.

-Shkak i përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore të shtetases Dorjana Haka me datën 05.11.2014 , ditën e dytë pas operacionit, ka qenë tromboza totale e sinuseve kavernozë të trurit nga ana e majtë dhe subtotal nga ana e djathtë e shoqëruar me grumbullimin e gjakut sipër cipës së fortë të trurit.

-Gjatë operacionit dhe pas operacionit mjekimi ka qenë i mangës sidomos filllimi i aplikimit të antikoagulantit duhet të ishte më i hershëm, pacientja duhej të intubohej menjëherë pas akteve konvulsive dhe të vihej në respiracion me regjim të drejtuar në repartin e reanimacionit. Rekomandimet e mjekëve të shënuar në kartelën klinike në lidhje me kryerjen e analizave nuk është realizuar në kohë, por me shumë vonesë.

-Shkaku i drejtpërdrejtë dhe shkencor i vdekjes së shtetases Dorjana Haka në mungesë të kryerjes së autopsisë nuk mund të përcaktohet. Bazuar në të dhënat e përshkruara në kartelën klinike të repartit Obsetrik – Gjinokologjik të Spitalit “Koço Gliozheni”.  

Article Logic
Execution time: 0.0040230751037598