INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdon të rritet disbalanca në tregun e punës midis kërkesë-ofertës

Vazhdon të rritet disbalanca në tregun e punës midis kërkesë-ofertës

Publikuar më: 14:00 30-08-2017

Në tregun e punës në Shqipëri po krijohet çdo ditë e më shumë një disbalancë midis kërkesës dhe ofertës.
Sipas të dhënave të zyrës së punës rreth 52% e personave të cilët kërkojnë punë nuk plotësojnë kërkesat e tregut pasi janë me arsim 9 vjeçar, ndërsa përball kësaj nevoja e tregut për të punësuar është tepër e lart rreth 82% por që kërkohen me arsim të lartë dhe zanatçinjtë.
Sipas të dhënave shihet qe kjo mos përputhje ofertë-kërkesë vihet re në të gjithë sektorët dhe në të gjithë vendin. Pranë zyrës së punës mbi 50% e kërkesave për punësim janë të punëkërkueseve pa arsim të lartë.
Specialistët tregojnë se përgjatë viti 2016 numri i të papunëve me arsim të lartë shënoi një rënie me rreth 50%. Ku shumica e të punësuarve i përkasin fushës së teknologjisë së komunikimit dhe informacionit, mësimdhënies, shëndetësisë dhe administrimit të biznesit.
Shkak për këtë hendek midis kërkesës dhe ofertës është bërë tranzicioni i thellë ekonomik ku përshtatja ekonomisë së centralizuar në një ekonomi tregu nuk ka vijuar me përshtatjen e sistemit arsimor me kërkesat e tregut të punës.

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059