INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Zgjidhja për studentët është në këtë sallë

Vasili: Zgjidhja për studentët është në këtë sallë

Publikuar më: 11:28 13-12-2018

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se zgjidhja për studentët është në sallën për Parlamentit. Ai tha se, kush nuk do e pranojë zgjidhjen duhet të mbajë përgjegjësi. “Këtu jemi në një nivel të njohur, të një idiotësi politike e cila ka zgjedhur ta zgjidhë dialogun me monolog, kapsëll politik nga i cili nuk e çlirojmë dot ne. Buxheti i shtetit në kushtet e emergjencës, përpara një emergjence kombëtare ky Parlament ka ndryshuar Kushtetutën brenda natës, këto zgjidhje janë në këtë sallë. Kjo zgjidhet me aksion politik dhe kush i rreshket do mbajë përgjegjësi”, deklaroi Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0017590522766113