INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vasili sulmon Ramën. "Gaztor i shplarë. Idiot me status të veçantë" [VIDEO]

Publikuar më: 17:24 17-11-2017

Më i ashpër se kurrë kundër Edi Ramës, është shfaqur Petrit Vasili në një konferencë për shtyp, vetëm pak orë pasi kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin për vitin 2018.

Petrit Vasili:
“Kryeministri ynë i çartur”.
Edhe pse bashkëqeverisi me një premtim që LSI e mori me rezervë edhe 4 vite më parë, sot premtimi për shëndetësi falas është më larg se kurrë, thotë numri një i grupit kuvendor.
Petrit Vasili:
“Është dërdëllitur tepër për shëndetësinë falas, sot nuk kemi shëndetësi falës”.
Vasili nuk nguroj të ironizojë keq shefin e qeverisë lidhur me reformat e ndërmarra.
Petrit Vasili:
“Kryeministër gaztor i shpërlarë”.
E kjo ka sjellë pasoja të rënda për vendin, thotë me shqetësim të madh Petrit Vasili.
Petrit Vasili:
“Estradë tragjike qeveritare”.
Duke e cilësuar kryeministrin si person të papërgjegjshëm, Vasili tha se ai tashmë ka një status të veçantë.
Petrit Vasili:
“Flet çdo lloj idiotësi, dhe i falet se ashtu është, ka fituar një status të veçantë”.
Vasili foli dhe për sulmet e Edi Ramës drejtuar medias, sul i cili tashmë ka kapërcyer kufijtë.
Petrit Vasili:
“Gazetarët poshtërohen nga një kryeministër i çmendur”.
Çështja Tahiri dhe sjellja e Edi Ramës ndaj kësaj çështje ishte pjesë e bashkëbisedimit me mediat të kreut të grupit të LSI Petrit Vasili.
Petrit Vasili
“Postpilati po shpërlan duart nga ish ministri”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041260719299316