INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili reagon për aksionin e pastrimit të territoreve të spitaleve: Kush është fajtor për ndërtimet pa leje?

Vasili reagon për aksionin e pastrimit të territoreve të spitaleve: Kush është fajtor për ndërtimet pa leje?

Publikuar më: 17:28 20-09-2017

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar për aksionin kombëtar e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë për pastrimin e territoreve të spitaleve. Ish-Ministri i Shëndetësisë përmes një postimi në fb, pyet se kush është fajtori që ndërtimet pa leje u ndërtuan gjatë 2013-2017, që qeveria del e bën bujrudi të madhe sot?
Petrit Vasili
Ministria e Shëndetësisë ose drejtoria komunale.
Ministrja e Shëndetësisë tha se filloi të prishë ndërtimet pa leje nëpër spitale. Pra, e filloi nga këtu ndonëse ky nuk ishte në asnjë pikë të programit të qeverisë për shëndetësinë. Në 2013-n, Kryeministri, me bujurdi të madhe, si edhe ministri i Shëndetësisë, mbytën televizionet dhe shqyen fytin duke thënë se i spastruan spitalet nga ndërtimet pa leje. Kush është fajtori që qenkan ndërtuar prapë gjatë 2013-2017, apo u desantuan nga diku larg? Apo kryeministri iku për turizëm dhe nuk di gjë as për këtë? Ndërtimet pa leje, i njëjti refren qesharak për shëndetësinë në çdo fillim mandati. Ështe i qartë që s'ka asnjë vizion për shëndetësinë, s'ka strategji, ka vetëm mediokritet antimjeksor dhe thellim të qorrsokakut ku ajo ka hyrë. Ky është shndërrimi i Ministrisë së Shëndetësisë në një drejtori komunale.

Article Logic
Execution time: 0.00319504737854