INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Rama ka krijuar qeverisjen-lavatriçe të parave të krimit të organizuar

Vasili: Rama ka krijuar qeverisjen-lavatriçe të parave të krimit të organizuar

Publikuar më: 16:06 28-04-2018

Pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste ku u diskutua për çështjet aktuale në vend ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Duke e quajtur armik të të varfërve kryeministrin, Vasili u shpreh se Ramës i ka vdekur qeverisja.

“Taksat feudale kanë rikthyer skamjen e fundviteve 90', që i bëri shqiptarët tu hipin anijeve të moshuarit” , shkruan Vasili.

 

Postimi i plotë:

Kryeministrit i ka vdekur qeverisja dhe ka zgjedhur te jete ARMIK i te varferve.

Kryeministrit i ka vdekur perfundimisht qeverisja.
Taksat feudale kane rikthyer skamjen e fundviteve 90', qe i beri shqiptaret tu hipin anijeve e te ikin nga Shqiperia.
Varferia qe mbolli ky armik i betuar shqiptareve riktheu pas 27 vjetesh emigracionin e mijra shqiptareve nga femijet deri tek te moshuarit.
Ky kryeminister e beri Shqiperine duke filluar nga Tirana, vendin me te pasigurte dhe ku krimi i organizuar dhe trafikantet sundojne vendin dhe kryeministrin.
Ky kryeminister qe po shkaterron mijra bisnese mban fjalime ne varrimin masiv te bisnesit shqiptar.
Ky kryeminister armik i varferve dhe mik i oligarkeve u tregoi shqiptareve deren e braktisjes se vendit.
Ky kryeminister i qindra kullave te Tiranes ka krijuar qeverisjen-lavatrice te parave krimit te organizuar mu ne mes te Tiranes.
Ky kryeminister qe i grabit edhe buken e gojes duke mbajtur TVSH me te frikshme edhe per vajin fasulet,shqerin dhe miellit nuk ka më asnje lidhje me shqiptaret ka zgjedhur te jete ARMIKU I TYRE dhe mik i neshtruar e perfitues i pangopur i oligarkeve.
Kush nuk e sheh ose eshte miop ose eshte i kapur,rruge te trete nuk ka.
Shqiptaret jane pa drejtim.

Article Logic
Execution time: 0.0036067962646484