INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili:

Vasili: "Javët e ardhshme do ndodhin ngjarje që do tronditin vendin" [VIDEO]

Publikuar më: 13:15 29-09-2017

Gjatë fjalës së tij në parlament deputeti Petrit Vasili paralajmëroi se në javët në vijim do ndodhin ngjarje që do tronditin vendin. Ngjarje për të cilat do jenë vetëm domen i drejtësisë

"Është një motiv i pisët, është një motive të cin janë shumë të interesuar dhe e ndjekin me shumë vëmendje, vende mike, shërbime partnere të cilat në muajt në vijmë do bëjnë të ndodhin lajme, ngjarje  që do na bëjnë të duken shumë të vogla diskutimet e sotme. Do ketë natyrshëm dhe ngjarje që vijnë përllogari emrash të rëndësishëm nga offshore të largët, qofshin këto llogari të pista që vijnë gjithfarësh, të prodhuara me llogari të tjera korruptive, të prodhuara nga plehrat apo jo, të lidhura me mekanizma të vendeve fqinje apo jo etj, të cilat do kenë përgjigje shumë të rëndësishme, të cilave nuk do kemi ne vend tiu bëjmë as diskutime politike apo elektorale por do jenë domen i drejtësisë për ti ndjekur", u shpreh Vasili

 

Article Logic
Execution time: 0.0028738975524902