INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili ironizon Ramën: Nuk kupton hiçgjë nga shteti

Vasili ironizon Ramën: Nuk kupton hiçgjë nga shteti

Publikuar më: 12:54 29-08-2017

Kryetari i grupit të LSI Petrit Vasili ka kritikuar vendimin e Ramës për shkrirjen e disa ministrive dhe projekt.
Ai shprehet se Rama kavërdis ministritë, që i ka pasur vetë, pasi sipas tij nuk di çtë bëjë me to.
Gjithashtu Vasili në reagimin e tij në Facebook ka deklaruar se në krye të ‘qeverisë turistike është shkollëpakti kryeministër’.

MESAZHI I VASILIT

Shkollëpakti kryeministër në krye të qeverisë turistike.
Ky shkollëpak kryeministër meqënëse aq di, bëri një qeveri turistike me shpresë që të vazhdojë të bëjë turizëm edhe disa vjet.
Ky turist kryeministër po kavërdis ministritë, që i ka pasur po vetë me njëra-tjetrën, sepse s'di ç'të bëjë dhe ka dështuar.
Shkollëpakti investoi mbi 100 milionë euro në Ministrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe tani e shkriu, sepse ka dështuar.
Miliona euro për Ministrinë e Punës dhe e shkriu, sepse ka dështuar.
Destrukturoi Ministrinë e Shëndetësisë kryq e themel, sepse ka dështuar.
Shkriu e ngriu pa asnjë kuptim dhjetëra inspektoriate, sepse kanë dështuar.
Thjesht fare...Ky s'kupton hiçgjë nga shteti se dihet që aq shkollë ka(...)dhe s'ia thotë hiç të shkruajë apo të lexojë një shkresë dhe e di dhe vetë që ka dështuar.
Lum ata, që e tallin atë dhe i propozojnë të tilla çmendurira dhe mirë e kanë, në fund të fundit ata e dinë që ky shkollëpakti do ta pësojë e ata do të dalin pa lagur...

Article Logic
Execution time: 0.0021100044250488