INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Varfërohen shqiptarët. Ulën me 3.5 për qind shpenzimet për ushqime në vitin 2016

Varfërohen shqiptarët. Ulën me 3.5 për qind shpenzimet për ushqime në vitin 2016

Publikuar më: 16:22 30-10-2017

Shqiptarët varfërohen, ulin shpenzimet për blerjen e ushqime.  Të dhënat e Anketës për Buxhetin Familjar të Institutit të Statistikave tregojnë se uljen më të madhe të shpenzimeve mesatare për konsum mujor në vitin 2016, e ka shënuar grupi “Ushqim dhe pije jo-alkoolike”. Ky i fundit ka peshën kryesore në buxhetin familjar me 45,2 %, rezulton me ulje 3,5 pikë përqindje, krahasuar me vitin e kaluar. Shqiptarët kanë hequr dorë nga produktet bazë si qumështi dhe vezë”, buka, drithërat, mishi e etj.  Nëngrupet që zënë pjesën më të madhe në shpenzimet për ushqim, janë “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë”, 18,1 %, “bukë dhe drithëra” dhe “mish dhe nënprodukte” 17,5 %, ndjekur nga “perimet”, 13,9 % dhe “frutat” 8,0 %. Shpenzimet për grupin “Pije alkoolike dhe duhan”, përbëjnë 3,4 % të buxhetit, në ulje me 0,1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2015. Nëngrupi “duhani” zë peshën kryesore me 62,6 %. Grupi “Restorante dhe hotele”, që përfaqëson konsumin jashtë shtëpisë, përbën 4,4 % të buxhetit të NjEF, i cili regjistron një rritje me 0,8 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar. Brenda grupit, përqindjet e shpenzimeve për restorante përbëjnë pjesën më të madhe, 88,5 %, ndërsa shpenzimet për hotele vetëm11,5 %.

Article Logic
Execution time: 0.0039849281311035