INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Varfëria “të nxjerr veshkën” në ankand! Rrjetet sociale kthehen në dyqane...[FOTO]

Varfëria “të nxjerr veshkën” në ankand! Rrjetet sociale kthehen në dyqane...[FOTO]

Publikuar më: 11:35 13-10-2018

Të sëmurët me veshka dhe që kryejnë dializë presin me vite nëpër botë që të gjejnë një dhurues. Po së fundmi të varfërit kanë nisur i nxjerrin veshkat në shitje online. Indonezia është një shtet, ku dhjetra njerëz që për të fituar para po shesin veshkat përmes Facebook-ut. Numri i madh i sëmundjeve të lidhura me veshkat i kombinuar me përqindjen e ulët të dhurimit të organeve ka bërë që kërkesa për transplante në tregun e zi të jetë e lartë. Për ABC, Toni Samosir, Kryetar i komunitetit të dializës në Indonezi shpjegon se për 150.000 pacientë që vuajnë nga dështimi i veshkave në këtë vend, tregjet e paligjshme, përmes një numri në rritje të grupeve në Facebook, janë rrugët e vetme që veshkat të blihen dhe shiten.
Sipas tij është e lehtë të marrësh oferta të veshkave komerciale në internet, ka grupe të caktuara të ndërmjetësve të donatorëve të veshkave në mediat sociale. Është si një tregti e përgjithshme, shton ai, njerëzit duan t’i shesin për të paguar borxhet, shpenzimet mjekësore apo të nisin një biznes. Këto grupe të "tregtisë" të Facebook-it veprojnë si ndërmjetës: lidhin blerësit e dëshpëruar me shitësit shpesh të dëshpëruar, lehtësojnë marrëveshjen dhe në disa raste ankandojnë organet te ofertuesi më i lartë.

Çmimet për një veshkë zakonisht shkojnë diku midis 9.270 dollarë deri 32.430 dollarë, por ka dhe raste ekstreme që shkojnë në 90.000 dollarë një veshkë.

veshke.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038158893585205