INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Valë shkarkimesh në Drejtoritë Rajonale Hekurudhore, 50 punonjës të larguar nga postet përkatëse

Valë shkarkimesh në Drejtoritë Rajonale Hekurudhore, 50 punonjës të larguar nga postet përkatëse

Publikuar më: 12:14 09-03-2018

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, në sektorin e Drejtorive rajonale Hekurudhore ka nisur një reformë rrënjësore me shkarkime.

Thuajse 50 persona në të gjitha drejtoritë, janë larguar nga puna pa motivacion konkret dhe në rastin më të keq janë detyruar të firmosin dorëheqjen. Shkarkimet kanë prekur sektorin e mirëmbajtjes dhe atë të ruajtjes së godinave dhe sistemit në tërësi.

Fluksi i shkarkimeve pritet të arrijë ditët në vazhdim. Vetëm dje në Drejtorinë Hekurudhore Elbasan u shkarkuan 3 persona, roje të tunelit hekurudhor në Librazhd.

Burime të besueshme brenda Drejtorisë Qendrore e Hekurudhës në Durrës e cila menaxhon punën e gjithë drejtorive rajonale, bëjnë me dije se disa drejtues dhe këshilltarë në sektorët të ndryshëm qëndrojnë në punë edhe pse kanë mbushur moshën e pensionit.

Një shembull konkret : Burimi tregon për drejtuesin e Drejtorisë së Udhëtarit, drejtori kjo që menaxhon kushtet dhe organikën e pasagjerëve, duhet të kishte dalë në pension që prej tetorit 2017, por qëndron ende në punë.

Një tjetër shkelje flagrante e Drejtorisë qendrore së Durrësit, përveç shkarkimeve të detyruara pa evidentuar shkelje, tregojnë burimet, është dhe orari i nisjes së trenit.

Treni sipas rregullores së mëparshme, duhet të nisej nga Durrësi ne orën 6.00 të mëngjesit për ti shërbyer udhëtarëve, studentëve, të punësuarve, t’i drejtohen kryeqytetit në mëngjes. Por e kundërta ndodh, treni që duhet të kishte itinerarin Durrës-Tiranë niset nga Kashari në orën 6.00 të mëngjesit dhe i drejtohet Durrësit ku shpesh udhëton pa asnjë udhëtar. 

Kjo ndodh për arsye se drejtoresha e emëruar nga Tirana shpesh herë përdor trenin për t’u paraqitur në punë drejt Durrësit. Shkarkime të tilla pa paralajmërime dhe pa një motivacion konkret do t'i kushtojnë shumë buxhetit të shtetit sepse shumë prej të shkarkuarve, do i drejtohen gjykatës. 

Article Logic
Execution time: 0.0029761791229248