INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Valbona Selimllari publikon flamurin grek dhe thotë ''lutuni për Greqinë'', por zihet keq me fansat: Ashtu ju pafsha...[FOTO]

Valbona Selimllari publikon flamurin grek dhe thotë ''lutuni për Greqinë'', por zihet keq me fansat: Ashtu ju pafsha...[FOTO]

Publikuar më: 18:31 26-07-2018

Një tragjedi e përmasave të jashtëzakonshme ajo që ka ndodhur në Greqi së fundmi. Numri i të vdekurve nga zjarret në afërsi të kryeqytetit të Greqisë, Athinë, është rritur në 83, ndërsa mendohet se mbi 100 persona janë të zhdukur. Shumë personazhe të famshëm janë solidarizuar me këtë ngjarje dhe ish-missi shqiptar, Valbona Selimllari ditën e djeshme ka publikuar një foto të flamurit grek me nënshkrimin: ‘Lutuni për Greqinë’.

Por disa komentues duket se nuk janë dakort me të dhe e kanë gjykuar këtë veprim të Valbonës si të gabuar. Pas gjithë komenteve ish-Miss-i ka reaguar: “Vdekja nuk i urohet askujt. Atje ka pasur fëmijë, nëna, baballarë. Mjaft e bëtë pjesë të politikave dhimbjen njerëzore”,-kanë qenë disa nga fjalët që ajo shkruan.

collagebon.jpg

Article Logic
Execution time: 0.007051944732666