INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vala e shkarkimeve. Vetëm në javën e parë, 21 punonjës të pushuar [VIDEO]

Vala e shkarkimeve. Vetëm në javën e parë, 21 punonjës të pushuar [VIDEO]

Publikuar më: 16:21 16-06-2017

Masa e parë e marrë ndaj një zyrtari të përfshirë në fushatën zgjedhore të një subjekti ektoral u mor në datën 30 maj nga ministri teknik i Drejtësisë, Gazment Bardhi. Ministri pezulloi nga detyra Drejtorin e IEVP në Tropojë, Granit Kurmekaj dhe ia referoi rastin e tij Prokurorisë së Përgjithshme, për veprën penale të përfshirjes në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor. Pas kësaj nisi vala e marrjes së masave, pezullimeve, shkarkimeve si dhe ngritjes së padive ndaj zyrtarëve apo punonjësve të administratës që shkelën Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473 datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017”. Gjatë javës së parë të zbatimit të vendimit, 30 maj deri më 6 qershor u shkarkuan nga detyra 21 punonjës të administratës. Numri më i madh i largimeve nga detyra i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim. Deri më tani ka shkuar në 21 numri i drejtorëve dhe sekretarëve të Përgjithshëm të shkarkuar nga detyra, ndërkohë që numri i punonjësve të tjerë të administratës mendohet të jetë edhe më i madh se kaq. Shkarkimet e punonjësve të administratës që janë bërë pjesë e fushatës zgjedhore të një force politike është përshëndetur nga kreu i opozitës Lulëzim Basha. Dhjetë ditë më parë ndërsa ishte në Mallakastër Basha u shpreh: “Ankohen se kanë ikur 20 a 30 drejtorë. Do ikin edhe 300 të tjerë, nëse kërcënojnë qytetarët, koha e mashtruesve dhe maskarenjve po merr fund”

Lista me 21 drejtorë e sekretarë të Përgjithshëm të shkarkuar
1- Drejtor i Burgut Tropojë, Granit Kurmekaj
2- Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi
3-Drejtori i IEVP Fier Jetnor Krakulli
4- Regjistrues i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës Ani Dyrmishi
5- Drejtori i IEVP Lezhë Eduart Kurti
6- Regjistruesi i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë Adriana Shehu
8- Drejtori i IEVP Rrogozhinë Ahmet Bala
8-Drejtori i IEVP Burrel Fatjon Kurti
10- Kryetar i Zyrës së Përmbarimit Gjyqësor Durrës Surin Hoxha
11-Drejtor i IEVP “Jordan Misja” (nr.313) Fatjon Fana.
12- Drejtori i spitalit Berat Idlir Frashëri,
13- Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Kukës Gent Halilaj
14- Përgjegjëse e Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore” Ersekë, Luiza Qipo
15- Drejtori Rajonal i Sigurimeve Shoqërore ne qytetin e Elbasanit Ervis Xhelo
16- Sekretarin e Përgjithshëm I Ministrisë së Arsimit dhe Sportit , Plarent Ndreca.
17- Përgjegjëse e Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore Vlorë Jonida Hysenaj
18- Procedurë disiplinore ndaj Drejtoreshës Rajonale të Shërbimit Sociale Shtetëror Korçë Marjana Jorgji.
19- Drejtore në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Tiranë Marisa Kaçori
20- Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Luneda Sufali
21-Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Juliana Hoxha, DAP e rikthen në detyrë

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039401054382324