INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vala e protestave antiqeveritare, jep dorëheqjen kryeministri i...

Vala e protestave antiqeveritare, jep dorëheqjen kryeministri i...

Publikuar më: 08:38 14-06-2018

Pas një vale protestash antiqeveritare kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili, dha dorëheqjen.

Kvirikashvili njoftoi për vendimin e tij ditën e djeshme, duke përmendur mosmarrëveshjet me udhëheqësin e partisë në pushtet, Bidzina Ivanishvili, si arsye për largimin.

“Mendoj se është momenti kur një lideri të partisë duhet t’i jepet mundësia për të formuar kabinetin e ri”, tha Kvirikashvili. Ai ka qenë kryeministër qysh në dhjetor të vitit 2015. Me vendimin e tij për dorëheqje shpërbëhet i gjithë kabineti. Vala e protestave në Tbilisi ka nisur më 31 maj kundër, një gabimi të drejtësisë pas vrasjes së dy adoleshentëve në dhjetor.

Article Logic
Execution time: 0.0038688182830811