INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza misterioze e Justin Bieber, një Top Model

Vajza misterioze e Justin Bieber, një Top Model

Publikuar më: 14:06 24-01-2016

Duket si në përralla.


Kanë kaluar 2 muaj që nga momenti kur Justin bieber poston një foto në Instagramin e tij, për të vënë në lëvizje gjithë fansat, në kërkim të një vajze misterioze. Nuk kaloi shumë kohë dhe vajza u identifikua menjëherë. Ajo është vetëm 17 vjeç dhe emri i saj është Cindy Kimberly. Edhe pse mes tyre nuk ndodhi asgjë, për Kimberly ky ishte fillimi i suksesit të saj.


Sipas Daily Mail, bukuroshes spanjolle i është kërkuar të marrë pjesë në pasarelat e modës për javën e modës në Madrid që nis këtë Shkurt.  Nuk e dimë ende me cilin stilist do të bashkëpunojë për herë të parë, por kjo punë tingëllon më bukur sesa thjesht një romancë me Justin Bieber.

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996