E keni menduar ndonjëherë se cila do të ishte gjëja më e çuditshme që do të bënit gjatë një udhëtimi me avion?
Me siguri ndërmend ju vijnë opsione të ndryshme, por jo ajo që ka bërë këngëtarja shqiptare. Udhëtimin e fundit Anxhelina Hadërgjonaj e ka shijuar shumë. Vendndodhja nuk e ka penguar aspak këngëtaren që të kujdeset edhe për veten. Hap pas hapi Anxhelina ka treguar pastrimin e fytyrës, vendosjen e maskës në fytyrë, balsamin e buzëve duke mos harruar edhe këshillën për të pirë shumë ujë. Vajza, nuk do të bënit keq sikur të ndiqnit këshillat e Anxhelinës. /intv.al/
![Vajza, me siguri shumë pak nga ju do të guxonin ta bënin atë që këngëtarja shqiptare bën në avion [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/7d059b77424b4b8f0952bb13045f2fde_L.jpg)