INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza kujdes! Nëse i përgjigjeni

Vajza kujdes! Nëse i përgjigjeni "PO" këtyre 12 pyetjeve, jeni dashuruar me njeriun e gabuar

Publikuar më: 14:48 25-02-2018

Ashtu si shumë gra, mund të kesh pyetur veten nëse je dashuruar me njeriun e duhur.

Është krejtësisht normale të kesh dyshime kur bëhet fjalë për partnerin tënd, veçanërisht kur mendon të kalosh jetën me të.

E nëse nuk është zgjedhja ideale për ty është mirë ta kuptosh sa më parë, intv ju sjell një nga mënyrat që këshillohet nga psikologët ndërkombëtarë për të kuptuar nëse jeni dashuruar me njeriun e duhur.

Nëse pyetjeve të më poshtme ju përgjigjeni me 'Po' atëherë duhet ta mendoni dhe njëherë.

1) A i trajton keq prindërit e tij?

Nëse një njeri është i pasjellshëm me prindërit e të tij, vëllezërit apo edhe miqtë, mund të jetë një shenjë se ai do t'ju trajtojë keq dhe ju edhe në të ardhmen.

2) A të bën të ndihesh keq për ëndërrta që ju keni?

A qesh ai për punën tuaj, hobi, miqtë ?

Ky është një flamur i kuq sepse do të thotë se ai nuk i respekton zgjedhjet tuaja.

3) A të ka mashtruar më parë?

Nëse ai ju ka gënjyer më parë do ta bëj përsëri. A doni me të vërtetë të keni përkrahë një person i cili nuk është i sinqertë me ju?

4) A e fsheh telefonin prej jush?

Nëse ai po e mban telefonin e tij larg jush,ai fsheh diçka. Nëse ai nuk do t'ju lejojë të bëni një telefonatë ose të kontrolloni email në telefonin e tij, pyetni veten para se të martoheni me të pse ai po e bën këtë.

5) A ju bërtet?

Nëse ai nuk mund kontrollojë nervat, mund të jetë një flamur i kuq për marrëdhënien tuaj. Nëse ai zemërohet dhe bërtet për çdo gjë, duhet të pyesni veten nëse kjo është lloj i marrëdhënies që dëshironi .
6) Ju bënë të ndiheni si e 'pavlerë' ?

Nëse shqetësoheni nëse i keni bërë gjerat siç duhet, apo nëse jeni veshur mirë, a do ti pëlqejnë flokët e drejta apo me onde? Vajza qetësohuni, një njëri që ju do vërtet, këto gjëra për të nuk kanë shumë rëndësi.

7) A ju ka goditur ndonjëherë?

Edhe nëse ai nuk e ka ngritur dorë mbi ju por keni frikë se do ta bënte, atëherë lëreni, nuk mund të jetosh me frikë.

8) A je ti ajo që kërkon gjithmonë falje?

Nëse je gjithmonë ti ajo që kërkon falje dhe kur se ke fajin, vetëm për të qetësuar gjakrat, atëherë mos e bëni më. Çdo kush duhet të marr përsipër përgjegjësitë që i takojnë, shkruan intv.al

9) A jeni të shqetësuar për të ardhmen tuaj?

Nëse e gjeni veten duke menduar se si do duket jeta juaj pas 10 viteve dhe mërziteni për atë çka menduat, atëherë kjo marrëdhënie nuk është për ju.

10) A përpiqet të të kontrollojë?

Nëse ai ju pyet se ku po shkoni se me kë do takoheni dhe se kur do kthehesh në shtëpi, mendojeni dhe njëherë nëse doni të kaloni jetën me një person të tillë.

11) Atij nuk i pëlqejnë miqtë apo familjarët e tua?

Një shenjë që ai nuk është ideali për ju është fakti kur atij nuk i pëlqejnë familjarët tuaj dhe miqtë me të cilët ju shoqëroheni.

12) A ju thotë se nuk jeton dot pa ju?

Nëse ai kërcënon të vrasë veten ose thotë se nuk jeton dot pa ju dhe ju bënë të ndiheni fajtore për ndjenjat që ai ndjenë? Atëherë ai nuk bën për ju.
Jo gjithmonë një person që ju thotë nuk jetoj dot pa ty të do vërtet. Kush të do vërtet nuk të bënë përgjegjëse për ndjenjat pasi në këtë 'vallëzim' jeni të dy kërcimtar dhe jo veç njëri, shkruan intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381