INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, ja si të fryni buzët pa injeksione

Vajza, ja si të fryni buzët pa injeksione

Publikuar më: 17:04 24-05-2017

Buzët e plota dhe voluminoze janë më të bukura, më sensuale dhe më të pëlqyeshme për syrin si të meshkujve ashtu edhe të femrave.

Megjithatë jo të gjithë janë bekuar me buzë të trasha dhe të plota.
Shumica e femrave preferojnë të bëjnë injeksione të ndryshme për të arritur formën që dëshirojnë.
Mirëpo ka femra të cilat nuk i pëlqejnë këto mënyra dhe përsëri dëshirojnë buzë të plota. Kjo është e mundur. Ndiqni hapa e mëposhtëm për të pasur buzë të plota pa përdorimin e injeksioneve.Teknikat e reja të make-upit na kanë treguar se mund të keni fare lehtë buzë të plota e të bukura pa pasur nevojë për operacione plastike.

Ja hapat që duhet të ndiqni për të pasur buzë të plota:

Fillimisht lyeni buzët me fondatcion në mënyrë që të zbehet vija reale e buzëve. Më pas përdorni një laps buzësh për të konturuar buzët. Lapsin mund ta vendosni disa milimetra më sipër dhe më poshtë vijës reale të buzëve, por pa e ekzagjëruar! Me anë të lapsit bëni 5 vija vertikale në buzë (si në foto), një në mes të buzës së poshtme dhe dy të tjera në anash kësaj në mes, si dhe dy në pjesën e buzës së sipërme. Pas konturimit të buzëve vendosni një buzëkuq me një ton më të çelur se lapsi. Së fundi shtojini pak shkëlyes buzëve që të japin efektin e plotësisë.

Stërvitja e buzëve është shumë e rëndësishme, edhe pse ndoshta ju duket absurde, edhe buzët janë një muskul dhe si çdo muskul, kanë nevojë për tonifikim dhe stërvitje. Mundohuni që të fishkëlleni të paktën 4 deri në 5 minuta në ditë për rreth një muaj dhe do shikoni një rezultat të kënaqshëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553