INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, ja kush është mashkulli më i bukur në botë [FOTO / VIDEO]

Vajza, ja kush është mashkulli më i bukur në botë [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 17:52 22-07-2016

Aktori dhe modeli indian Rohit Khandelwal është shpallur si mashkulli më i bukur në botë, pas konkursit të mbajtur në Southport të Anglisë. 26 vjeçari nga India arriti të mposhte konkurencën e 46 finalistëve, duke u zgjedhur kështu si mashkulli më i bukur në botë pas 12 ditësh të mbushura me intervista dhe me sfilata. Më parë Khandelëal është shpallur edhe Mister India, dhe pasi u zgjodh dhe Mister World 2016, u shpreh shumë i lumtur dhe i emocionuar në deklaratën e tij.

“Nuk mund ta besoj se kam fituar titullin “Mister Bota”. Duke qenë i pari Indian që ka fituar këtë titull ndërkombëtar, më bën jashtëzakonisht krenar dhe të lumtur. Është një ëndërr e realizuar dhe jam shumë mirënjohës për Organizatën Mister India që më dha këtë mundësi dhe që më ka udhëzuar gjatë gjithë udhëtimit tim deri këtu. Familja ime, miqtë dhe fansat e mi kanë qenë një mbështetje e vazhdueshme për mua dhe kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa mbështetjen e tyre," tha ai në një deklaratë.

26 vjeçari nga India arriti të fitojë me shumë pikë duke lënë në vend të dytë, 21 vjeçarin nga Porto Riko, Fernando Álvarez dhe ne vend te trete, Aldo Esparza Ramirez, 26 vjeç nga Meksika.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775