INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Vajza e keqe e kthyer në vajzë të mbarë''! Rihanna ka lënë gjithçka pas, tashmë flet për herë të parë rreth martesës dhe fëmijëve

''Vajza e keqe e kthyer në vajzë të mbarë''! Rihanna ka lënë gjithçka pas, tashmë flet për herë të parë rreth martesës dhe fëmijëve

Publikuar më: 19:48 10-06-2019

Rihanna është padyshim një nga fenomenet më të mëdha të industrisë muzikore.

Në Amerikë sipas Billboard ajo renditet si artistja e dytë me më shumë këngë të shitura në histori, ndërsa së fundmi “Forbes” e cilësoi ai artisten më të pasur femër.

Arritje këto që padyshim të bëjnë të reflektosh për karierrën e saj, e filluar që në moshën 17 vjeçare.

Rihanna që në fillimet e saj ka qenë reale me publikun duke shprehur vetveten në faza të ndryshme evoluimi dhe tashëm duket se për të ka filluar faza e pjekurisë.

Të gjithëve na kujtohet hiti i saj “Good girl, gone Bad”! Vajza e mbarë, e kthyer në vajzë të keqe.

Këtë shprehje Rihanna mund ta përdorte në rini, por tashmë me një lidhje të qëndrueshme në jetën e saj RiRi ka filluar të flasë për martesë dhe fëmijë.

Në intervistën e fundit për revistën “Intervieë” e pyetur nëse është e dashuruar, këngëtarja u përgjigj se:

“Sigurisht që po!”

Ndërkohë e pyetur më tej për martesën, RiRi u shpreh se këtë do ta përcaktojë fati:

“Vetëm Zoti e di, goce. Kur ne bëjmë plane, Zoti qesh, ti e di apo jo?”

Dhe pyetja e radhës për të ishte nëse dëshironte fëmijë:

“Absolutisht që po, i adhuroj” – ishte përgjigja e Rihannës.

Le ti urojmë fat Rihannës në këtë fazë të re të jetës së saj, që duket vërtet e qëndrueshme.

rihanna.jpg

rihanna3-683x1024.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037238597869873