INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ushtria ''zbarkon'' në Rinas, Meta kërkon shpjegim: Mbi çfarë baze ligjore?

Ushtria ''zbarkon'' në Rinas, Meta kërkon shpjegim: Mbi çfarë baze ligjore?

Publikuar më: 11:07 11-04-2019

Një ditë pasi Ministria e Mbrojtjes deklaroi për vendosjen e policisë ushtarake në territorin e Aeroportit të Rinasit, ka ardhur dhe reagimi nga Presidenca.

Zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi, thotë se Presidenti i ka kërkuar Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, informacion mbi bazën ligjore të vendosjes së ushtrisë në aeroportin kombëtar.

"Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza. Pasi të ketë një informacion më të plotë, Presidenti mund të bëjë një reagim publik”, tha Blushi në një përgjigje për mediet.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662