INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ushqimet me yndyrna. Bëhemi të varur prej tyre, sepse na lumturojnë[VIDEO]

Publikuar më: 14:27 30-05-2017

Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë yndyra të larta rrit aktivitetin e lumturisë së trurit të fëmijëve duke i bërë ata të varur nga ky lloji ushqimi. Studiuesit në Francë analizuan se si prek trurin ushqyerja me yndyrë gjatë gjithë jetës. Studimi, u përqendrua në mënyrën se si dietat me yndyrë të lartë ushqejnë një sjellje që krijon varësi ndaj këtij ushqimi . Shkencëtarët kanë treguar se si një dietë me yndyrë të lartë mund të ndryshojë trurin e një fëmije. Ekipi i studiuesve në Francë zhvilloi kërkimet tek një grup minjsh tek të cilët u pa se ushqimet e yndyrshme nxisnin kënaqësinë. Ekipi ndërmori studimin për të parë ndikimin e dopaminës në trurin e minjve meshkuj. Ekipi ushqeu grupin e minjve për tre muaj, me ushqime që përmbanin yndyrë të lartë. Autorët zbuluan se minjtë që ishin ushqyer me produkte me yndyrë shfaqën një rritje të aktivitetit të lumturisë së trurit si përgjigje ndaj një injeksioni të dytë të amfetaminës.  Duke parë nga afër trurin e tyre, ata panë një kulm në aktivitet midis qelizave dopamine dhe një lirim më të fortë dopamine, që i bënte minjtë më të lumtur. Studiuesit nuk kanë dyshime se këto gjetje kanë të njëjtin efekt te njerëzit.

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938