Usain Bolt vetëm para pak ditësh debutoi me dy golat e tij të parë në futbollin profesionist dhe pa u zhdukur mirë zhurma, lajmet për një transfertë të mundshme të lojtarit kanë ardhur.
Disa media ndërkombëtare kanë bërë të ditur se një klub europian i ka ofruar atij një kontratë dyvjeçare. Bëhet fjalë për një klub që është blerë kohët e fundit nga investitorë ambiciozë, që synon kualifikimin në Champions League dhe që do të luajë një finale kupe kombëtare.
Të dhëna këto që përputhen me ato të kuqezinjve, të cilët do të luajnë në janar finalen e Superkupës së Italisë kundër Juventus-it. Nuk duhet harruar edhe se Bolt ka të njëjtin sponsor teknik me kuqezinjtë, që është Puma.








20 Dec 2025 





