INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urimet e para për shqiptarët nga Kryeministri Rama dhe Ambasadori i SHBA, Lu!

Urimet e para për shqiptarët nga Kryeministri Rama dhe Ambasadori i SHBA, Lu!

Publikuar më: 14:55 31-12-2015

Shefi i qeverisë, Edi Rama ka postuar mesazhin e urimit për Vitin e Ri në rrjetin social facebook. Në një mënyrë krejt origjinale, Rama ka zgjedhur të urojë përmes një albumi ku janë vendosur foto, të cilat paraqesin reformat e marra gjatë vitit 2015 për të rilindur Shqipërinë.

Ai shkruan "GËZUAR 2016! Dhe një album kartolinash për ju nga rruga e reformave për të rilindur Shqipërinë!

 

Edhe Ambasadori amerikan, Donald Lu në urimin e tij në facebook shkruan se ky vit ishte një vit sfidues por shpërblyes duke mos lënë pas dore edhe një thirrje për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Ja shkrimi i LU për shqiptarët:

 "Në emër të të gjithëve këtu në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, i uroj Gëzuar Vitin e Ri miqve tanë të shumtë në Shqipëri. Personalisht, do të doja të falënderoja shqiptarët për miqësinë dhe mikpritjen e ngrohtë dhënë mua dhe familjes sime në vitin tonë të parë në këtë vend të bukur. Në askpektin profesional, ky ka qënë një vit sfidues dhe shpërblyes në të njëjtën kohë. Këtë vit, shqiptarët përmbyllën disa nisma kyçe, ndërsa një tjetër nismë jetësore është në proces. Kemi ndjekur debatin e fuqishëm publik që po shfaqet tani mbi reformën në drejtësi. Ne e mirëpresim një debat serioz rreth çështjeve dhe përmbajtjes, dhe shpresojmë që më shumë zëra shqiptarësh t’i shtohen këtij diskutimi të rëndësishëm kombëtar."  

Article Logic
Execution time: 0.0036041736602783