INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urime! Fatma dhe Alfio bëhen prindër për herë të parë, zbuloni emrin e veçantë dhe foton me vogëlushin! [FOTO]

Urime! Fatma dhe Alfio bëhen prindër për herë të parë, zbuloni emrin e veçantë dhe foton me vogëlushin! [FOTO]

Publikuar më: 17:32 28-01-2020

Pritjes së gjatë i erdhi fundi! Fatma Methasani dhe partneri i saj Alfio janë bërë prindër për herë të parë pasi djali i tyre ka ardhur në jetë. Është vetë Alfio që ka dhënë lajmin e ëmbël për fansat e çiftit teksa ka postuar një foto të tre së bashku, ndërsa ka znubluar edhe emrin e të birit.

Çifti ka vendosur që ta quajnë vogëlushin Noah ndërsa vetë Alfio zbulon se sa i lumtur ndihet për këtë dhuratë të veçantë.

“Sot mësova përfundimisht çfarë do të thotë të duash dhe të të duan, sot mësova përfundimisht çfarë është dashuria, sot jeta ime ndryshoi si kurrë më parë, sot erdhi tek ne Noah dhe babi Alfio dhe mami Fatma janë njerëzit më të lumtur në botë dhe e duan shumë shumë shumë”, shkruan Alfio krahas fotos ku pozojnë të tre së bashku menjëherë pas ardhjes në jetë të vogëlushit.

 

Çifti ka marrë mesazhe të shumta nga miq dhe familjarë të cilët i kanë uruar mirë se ardhjen vogëlushit.

Alfio ka postuar gjithashtu edhe një foto teksa na ka familjarizuar më shumë me vogëlushin e tij.

alfo.png

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941