INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
URGJENTE, hiqni nga përdorimi ilaçet me përmbajtje ''Ranitidinë'', janë gjetur elementë kancerogjenë

URGJENTE, hiqni nga përdorimi ilaçet me përmbajtje ''Ranitidinë'', janë gjetur elementë kancerogjenë

Publikuar më: 12:53 26-09-2019

Agjencia Kombëtare e Barnave njofton mjekët dhe pacientët të tregojnë kujdes me ilaçet me lëndë aktive 'Ranitidinë', pasi janë gjetur elementë kancerogjenë. Për këtë arsye duhet të ndalohet përdorimin e tij.

AKBPM i referohet të dhënave më të fundit të publikuara në faqen zyrtare të Administratës Amerikane për Barna dhe Ushqime si dhe të Agjencisë Evropianë të Barnave.
Këshillohen pacientet që:
1. Nëse e marrin “Ranitidinë” si bar pa recetë, pra me vetëmjekim, mund të zgjedhin një bar tjetër që jepet pa recetë dhe që përdoret për shqetësimin shëndetësor që ata kanë.
2. Nëse e marrin “Ranitidinë” me recetë, dhe duan ta ndërpresin marrjen e saj, duhet të flasin me mjekun personal në mënyrë që ai t’iu përshkruajë një mjekim tjetër opsional.
Profesionistët e shëndetit janë të lutur që të përdorin formularin e raportimit në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, për çdo efekt të padëshiruar që ata mësojnë, lidhur me barin në fjalë, ose dhe barna të tjera, dhe ta dërgojnë atë në adresën: [email protected].


Por çfarë është Ranitidina, futet tek familja e (Ranitalit)
Ranitidina i përket grupit të medikamenteve që quhen antagoniste të receptoreve histaminike H2. Ajo frenon sekretimin e acidit gastrik nga qelizat e membranës mukoze të stomakut.

Ranital tableta përdoret për :
-Mjekimin e ulçerës duodenale
-Mjekimin e ulçerës peptidike, nëse nuk ështe malinje (origjinë kancerogjene)
-Mjekimin e sindromën Zollinger-Ellison

Gjithashtu, Ranital 150 mg tableta përdoret për:
-Parandalimin e ulçerës duodenale
-Parandalimin e ulcerës peptidike, nëse nuk ështe malinje (origjine kancerogjene)
-Mjekimin ose parandalimin e inflamimin e membranës mukoze të ezofagut, shkaktuar nga refluksi i lëngut të stomakut (refluks ezofagitit)
-Profilaksinë e aspirimit të përmbajtjes gastrike gjatë anestezisë së përgjithshme tek pacientët që konsiderohen në rrezik për aspirim të acidit
-Parandalimin e vazhdueshëm të hemorragjisë si: stomakut dhe ulçerative (p.sh. ulçeracion stresi)
-Parandalimin dhe mjekimin e dispepsisë
-Parandalim e ulçerës duodenale të shkaktuar nga AIJS (anti-infiamatorët josteroidalë).

 

Article Logic
Execution time: 0.0031239986419678