INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urdhëri: S’ka më fishekzjarre në treg, çfarë ndalohet dhe jo [DETAJE]

Urdhëri: S’ka më fishekzjarre në treg, çfarë ndalohet dhe jo [DETAJE]

Publikuar më: 13:29 18-12-2018

Të gjitha lëndët piroteknike dhe fishekzjarret nuk do të tregtohen më në tregun e brendshëm dhe nuk do të lejohen për përdorim civil nga publiku i
gjerë.

Urdhëri është firmosur nga ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë.

Në urdhrin e përbashkët të tre ministrave është specifikuar se artikujt që do të ndalohen të hidhen në treg janë:
– të kategorisë 2 (F2), përdorimi i të cilave në mjedise të hapura jashtë ndërtesave, kërkon një distancë nga 5 deri në 8 metër nga njerëzit dhe objektet;
– të kategorisë 3 (F3), përdorimi i të cilave në mjedise të hapura kërkon një distancë mbi 25 metër nga njerëzit dhe objektet.

Ndërkohë do të ndalohet prodhimi, importi, eksporti, magazinimi, shitja dhe përdorimi i të gjitha substancave piroteknike dhe fishekzjarrëve, të cilat në përmbajtjen e tyre kanë: squfur, fosfor të përzier me klorat potasiumi, klorate të tjera, apo që përmbajnë njërën nga përzierjet e tilla.

Në urdhër janë përcaktuar edhe detyrimet e institucioneve shtetërore për ndalimin dhe hedhjen në treg të këtyre produkteve.

Komisioni i Dhënies së Licencave gjithashtu do të rishikojë licencat e importit dhe prodhimit të cilat janë në fuqi, për ndalimin e hedhjes në tregun e brendshëm të artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil.

Në urdhër janë përcaktuar rastet kur do të lejohen këto produkte. Kështu është përcaktuar se do të lejohen të përdoren vetëm nga subjekte të licencuara për përdorimin e lëndëve plasëse, piroteknike dhe fishekzjarrë, në raste festash kombëtare apo lokale të organizuara nga institucionet publike, evente festive, ose në rast festash familjare (dasma, ditëlindje), e në të gjitha rastet do të lejohen vetëm pas vënies në dijeni të Komisariatit të Policisë, që mbulon zonën

Article Logic
Execution time: 0.0016038417816162