INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Uragani Dorian nuk ndalet në Bahamas, banorët nisin të mbushin thasët me rërë [VIDEO]

Uragani Dorian nuk ndalet në Bahamas, banorët nisin të mbushin thasët me rërë [VIDEO]

Publikuar më: 10:51 02-09-2019

Uragani Dorian është intensifikuar në stuhi të kategorisë së rrezikshme 5, duke goditur këtë të dielë ishujt Bahamas. Ai pritet të sjellë dy ditë reshje shiu të dendura, dallgë të larta dhe erëra të rrezikshme përpara se t’i drejtohet territorit të SHBA.

Qendra Kombëtare e Uraganëve në Majemi tha se Dorian po sjell erëra me shpejtësi maksimale prej 260 km në orë dhe se stuhia është një kërcënim që mund të shkaktojë shkatërrime.

Pasi të ketë kaluar mbi ishujt Bahamas, uragani pritet të devijojë drejt veriperëndimit dhe mund të mos e godasë drejtpërsëdrejti Floridën.

Komunitetet më në veri, në Georgia dhe Karolinën e Jugut e ngritën nivelin e alarmit për banorët, të cilët po përgatiten, duke mbushur thasë me rërë, ndërkohë që autoritetet po testojnë infrastrukturën. Edhe në Florida më shumë se 148 mijë personave u është bërë thirrje të evakuohen.

Në një reagim në twitter president Trump u shpreh se lutet për banorët e Bahamas të goditur si asnjëherë më parë nga uragani që solli me vete erëra deri në 320 km në orë.

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496