INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! Nuk ia vari futbollistit, gazetarja e njohur SHQIPTARE tregon si i lidhi fati më vonë!

Upsss! Nuk ia vari futbollistit, gazetarja e njohur SHQIPTARE tregon si i lidhi fati më vonë!

Publikuar më: 16:36 15-11-2020

Gjëra që ndodhin, fatit nuk i dihet.

Gazetarja Sidorela Gjoni ka treguar në Ftesë në 5 një histori me një futbollist të Kosovës, emrin e të cilit nuk e zbuloi. Gjoni nuk e kishte parë mesazhin që sportisti I kishte çuar vite më parë, ndërsa më vonë “I lidhi fati” për një intervistë, me Gjonin që tregon sesi anashkloi pjesën e moskthimit të mesazhit të mëparshëm.

“Në 2017, unë nuk e kam parë fare dhe mua më kishte shkruar një futbollist i kombëtares i Kosovës. I mirë tani, unë s’i kisha kthyer sepse s’e kisha parë fare mesazhin. Në vitin 2019, mua më duhej për një intervistë sepse bëri një gol në ndeshje të rëndësishme, është bërë goxha një futbollist me thënë të drejtën.

Unë thash t’i shkruaj për intervistën. Hapa që t’i çoja mesazh, pashë 2017, kishte shkruar i shkreti. Unë i shkruaj dhe i them përshëndetje, sikur mesazhi lart të mos ekzistonte. Edhe ai ma përmendi e më tha, hë Sidorela para tre vitesh. E i thash para tre vitesh nuk ishe bërë për intervistë. Jemi shokë, jo që flasim gjatë gjithë kohës, kur bën gol i them bravo, kur më sheh në televizor më thotë bravo e kaq”, u shpreh Gjoni.

  

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332