INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! FOTOJA që po bën xhiron e rrjetit: A lidhet postimi më i fundit i Selena Gomez me Justin Bieber?

Upsss! FOTOJA që po bën xhiron e rrjetit: A lidhet postimi më i fundit i Selena Gomez me Justin Bieber?

Publikuar më: 13:28 09-10-2019

Selena Gomez nuk publikon shpesh në llogarinë e saj në ‘Instagram’, ndaj sapo kjo gjë ndodh kthehet menjëherë në lajm. 27-vjeçarja ka ndarë së fundmi një foto nga krevati i saj, e shtrirë dhe pa asnjë lloj ‘make up-i’ në fytyrë.

“Unë, gjatë gjithë kohës”, shkruante ajo krah fotos në të cilën shfaqej në gjendje të mërzitur. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit e artistes të lënë një sërë komentesh, duke e lidhur këtë foto me postimin më të fundit të modeles, Hailey Baldwin në ‘Instagram’.

Ata kanë shkruar se Gomez është e mërzitur pasi Hailey publikoi fotot e dasmës me Justin Bieber. Ndonëse komentet kanë qenë nga më të ndryshmet, Gomez nuk ka reaguar në asnjë lloj forme. Duke qenë se ajo nuk është shpesh aktive në rrjetet sociale, të gjithë fansat ia ‘adresuan’ këtë postim ish-të dashurit të saj, Justin Bieber.

 

View this post on Instagram

Me, all the time

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on

Article Logic
Execution time: 0.0040440559387207