INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! E puthi në buzë, Atdheu merr mesazhin kërcënues: O shoku hiq dorë nga Sara…

Upsss! E puthi në buzë, Atdheu merr mesazhin kërcënues: O shoku hiq dorë nga Sara…

Publikuar më: 21:32 04-03-2021

Atdheu tregoi sot në “Për’puthen” se ka marrë një mesazh kërcënues në lidhje me Sarën.

“O shoku hiq dorë dhe largoju Sarës, do ta them vetëm njëherë dhe ta thash”, është mesazhi që i ka shkuar në telefon Atdheut.

Atdheu tha se kjo gjë duhet marrë seriozisht, duke thënë se ai e ka gjetur se cili është dhe se Sara duhet të marrë përgjegjësi.

“Numrin e ka shpërndarë Sara, jam i sigurt. E kam gjetur kush ma ka sjellë mesazhin, me emër me foto. Është gjë që rregullohet, po nuk di se çfarë përgjegjësie do marrë Sara pastaj. Më ka marrë dhe një numër holandez, më tha kam një mesazh nga një miku im. Kur e mora un më pas nuk e hapi dhe pastaj më erdhi ky mesazhi nga Dubai. Kërcënim i lodhur. Duhet të merret seriozisht sepse ne kemi ardhur aty për të gjetur dashurinë, jo për të marrë kërcënime. Nëse Sara ka pas ndonjë problem me mua, le ta thotë këtu”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037758350372314