INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! Aktori turk Tolgahan zbulon publikisht çfarë nuk duron te Almeda: Aman mos ta dëgjojë…[FOTO]

Upsss! Aktori turk Tolgahan zbulon publikisht çfarë nuk duron te Almeda: Aman mos ta dëgjojë…[FOTO]

Publikuar më: 17:04 12-04-2020

Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman janë një nga çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar, të cilët prej vitesh janë bashkë. Së fundmi, aktori turk u është përgjigjur disa pyetjeve që fansat i kanë bërë në Instastory.

Në pyetjet që i kanë bërë, nuk kanë munguar dhe ato pyetje në lidhje me Almedën. “Çfarë zakoni të Almedës nuk e pëlqen?”, ishte pyetja dhe Tolga ka thënë se Almeda e tepron me pastërtinë.

“Aman mos ta dëgjojë! Por është shumë e rreptë, detajiste dhe e çmendur pas pastërtisë. Pastërtia është gjë e mirë, por në shtëpinë tonë është me tepri”, u përgjigj aktori.

tollge.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039100646972656