INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss, nuk pritej! Justin Bieber rikthehet në krahët e ish të dashurës dhe nuk e kemi fjalën për Selena Gomez, zbulojeni! [FOTO]

Upss, nuk pritej! Justin Bieber rikthehet në krahët e ish të dashurës dhe nuk e kemi fjalën për Selena Gomez, zbulojeni! [FOTO]

Publikuar më: 20:58 11-06-2018

Pas rikthimit për pak kohë me këngëtaren Selena Gomez, Justin Bieber vendosi të qëndrojë lumturisht beqar. Mirëpo “Elle” shkruan se këngëtari i hitit “Sorry” është fiksuar pas ish të dashurave, pasi u pa shumë pranë modeles Hailey Baldwin këtë fundjavë në Miami.

jbha.png

 

Ata morën pjesë në meshën e Kishës dhe qëndruan gjatë gjithë kohës pranë njëri-tjetrit. Madje mbrëmjen e asaj nate, ata u panë pranë një klubi në Miami, ku shfaqeshin të përqafuar.

ha.png

Baldwin dhe Bieber, ishin miq të ngushtë përpara se të lidheshin për pak kohë në 2016. Në fund të vitit 2017, ata nisën të komunikonin sërish. Ishte Bieber, i cili kontaktoi Baldwin pasi kërkonte të rikthente miqësitë e humbura, pas ndikimit të Kishës. Mirëpo ky vendim nuk u prit mirë nga Selena Gomez. “Elle” shkruan se, Baldwin ishte arsyeja kryesore përse “Jelena” përfundoi në dyert e terapistëve të çiftit.

trajn.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0027811527252197