INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss! Nicki Minaj nuk i lë zënkat pas dore! Shihni si tallet para të gjithëve me Cardi B [FOTO]

Upss! Nicki Minaj nuk i lë zënkat pas dore! Shihni si tallet para të gjithëve me Cardi B [FOTO]

Publikuar më: 15:14 05-10-2018

Sherri i famshëm mes Cardi B dhe Nicki Minaj në javën e modës bëri xhiron e rrjetit dhe jehona e zënkës së tyre vazhdon edhe sot.

Deklaratë pas deklarate dy reperet duket se nuk kanë ndërmend të ulin gjakrat mes tyre.

Së fundmi ka qenë pikërisht Nicki e cila ka hedhur “bombën” më të fundit duke e tallur “armiken” e saj publikisht.

Ajo nxjerrë në treg linjën e re të veshjeve me shprehjen që Cardi B tha për të “Nicki u pëpoq të ndalonte karrierën time”.

Minaj promovoi linjën e saj të veshjeve në Instagram dhe tregoi për ndjekësit se mund t’i blejnë në faqen e internetit NickiMinajQueen.com.

Në linjën e saj me shprehjen e famshme mund të gjeni bluze, T-shirt dhe çanta shpine.

Cardi B përdori shprehjen në një postim në Instagram ku shpjegonte situatën direkt pas sherrit.

“Unë kam lënë shumë gjëra të kalojnë… Të lashë ty frikacake të më vidhje, të gënjeje për mua, të lashë të përpiqeshe të merrje karrierën dhe paratë e mia, për mënyrën si unë ushqehem”- shkruante Cardi B në postimin e saj.

niii.PNG

car.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988