INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss, ngatërroi dhomën e hotelit! Këngëtari i njohur shqiptar tregon takimin e sikletshëm me Melania Trump [FOTO]

Upss, ngatërroi dhomën e hotelit! Këngëtari i njohur shqiptar tregon takimin e sikletshëm me Melania Trump [FOTO]

Publikuar më: 19:39 25-02-2018

Një skenë tamam si ato nëpër filma, por ka shpëtuar mirë!

Është shumë e vështirë të hysh në shtëpinë e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, por jo e pamundur. Një situatë e sikletshme i ka ndodhur këngëtarit të njohur shqiptar Seven Saraqi i cili teksa ishte i ftuar në Prive.al, një episod shumë të bukur kur ishte në Amerikë. Ai kishte lënë një takim me disa miq në “Trump Tower”, por kishin ngatërruar katin dhe papritur pas dere nuk ishte miku i tyre, por Zonja e Parë, Melania Trump.

Sigurisht djemtë nuk ia kanë hedhur dhe aq lehtë pasi stafi i saj i sigurisë i morën në pyetje për disa orë me radhë, derisa u bindën dhe i lanë të lirë.

“Unë bashkë me tre miq të mi kemi shkuar të takojmë një shok në “Trump Tower”. Ai banonte në katin e 54 por ne e ngatërruam katin duke u ngjitur në katin e 55 ku ishte shtëpia e Melania Trump. Kemi hapur derën dhe na ka dalë bashkëshortja e Trump bashkë me sigurimin të cilët shkaktuan një rrëmujë derisa u sqarua ngjarja”, u shpreh ai.

sevo.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039830207824707